​2021-ta do ta gjejë Prishtinën me lehtësi në qarkullim

Prishtina

​2021-ta do ta gjejë Prishtinën me lehtësi në qarkullim

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:56
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Në një të ardhme të afërt pritet lehtësimi i qarkullimit të Prishtinë. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi përmes së cilit synojnë të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

E hyrja prej Grashticës, zgjerimi i rrugës për Hajvali, një lidhje e rrugës për Podujevë rruga A janë disa nga projektet e parapara në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashit tha se vitin që po hyjmë pritet që këto projekte të marrin formë dhe të realizohen.

Ai tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Prishtinës, por edhe për vet komunën.

Abrashi: Vitin tjetër do të marrin formë projektet e nënshkruara me komunën e Prishtinës

“Është një punë disamujore e cila sot edhe po e merr formën përmes një marrëveshje të mirëkuptimit. Ka të bëjë me projektet të cilat e lehtësojnë jetën dhe qarkullimin në Prishtinë, projekte të cilat përputhen edhe me kompetencat tona, hyrje-daljet e Prishtinës dhe i përmendim tash një e nga një: Hyrja prej Grashticës, zgjerimi i rrugës për Hajvali, një lidhje e rrugës për Podujeve me Mitrovicën, e cila pak a shumë e krijon njëfarë unaze. Gjithashtu e kemi diskutu edhe rrugën A... kemi me e përkrahë financiarisht. Është edhe një marrëveshje me Asociacionin e Arkitektëve i cili ka me ndihmu edhe neve edhe komunën me dhënë makroplane dhe ide se si do të duken rrugët, mbikalimet, nënkalimet e Prishtinës... Besoj se vitin e ardhshëm, pasi të kryhen procedurat disa projekte veç kanë me marrë formë”, tha ai.

E kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u shpreh se kjo është hera e parë që Prishtina arrinë një marrëveshje të tillë, ku kryeqyteti e ka vendin e vet në nivelin qendror.

Rrugët e përfshira në këtë marrëveshje, Ahmeti tha se janë diskutuar edhe më herët porse që gjithmonë niveli qendror ka deklaruar se kanë dal projekte të tjera për të investuar. E sipas tij, këtë herë është më ndryshe.

Ai dha detaje posaçërisht për rrugën A.

Ahmeti: Një pjesë e projekteve tashmë janë në propozimbuxhetin e vitit 2021

“Diskutim kemi pasur goxha gjatë për rrugën A, sepse është e vërtetë se ajo nuk mund të financohet nga komuna për shkak të kostos së madhe. Deh, kemi pasur diskutime sepse kur ish puna kush ka me u marr me dizajnimit, insistonim që na, sepse janë ndërru aq shpesh ministrat e pastaj kur po vjen dikush i ri prapë po duhet... Nuk është që krejt çka i kemi pasur bisedimet kanë kalu, por negociatat kanë qenë kuptimplota, një pjesë e tyre tash veç është në propozimbuxhetin e vitit 2021”, tha ai.

I pari i Prishtinës tha se marrëveshja e arritur mes komunës që ai e drejton dhe Ministrisë së Infrastrukturës është shembull i mirë edhe për të tjerët që pa marrë parasysh përkatësisë politike, gjithmonë ka mundësi për bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat