Autobusi i linjës numër 10 i mbushur plotë më njerëz, nuk po i respekton rekomandimet e IKSHPK-së

Prishtina

Autobusi i linjës numër 10 i mbushur plotë më njerëz, nuk po i respekton rekomandimet e IKSHPK-së

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qarkullimi i autobusëve brenda kryeqytetit është duke paraqitur një sfidë jashtëzakonisht të madhe, sa i përket bartjes së udhëtarëve.

Qeveria e Kosovës në kuadër të kufizimeve që kanë marrë në parandalimin e përhapjes së COVID 19, një ndër pikat e lejimit të qarkullimi të autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privat, është se ata duhet të operojnë me 50 përqind të kapaciteteve.

Megjithatë jo të gjithë operatorët janë duke i marrë për bazë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, që janë shndërruar në vendime qeveritare. 

Në këtë foto shihet qartë se nuk janë përfillur rekomandimet, duke rrezikuar njëkohësisht mundësinë e përhapjes së koronavirusit.

Kujtojmë se që nga data 1 dhjetor, me votimin që është bërë në Asamblenë Komunale të Prishtinës, qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë për një muaj pa pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat