Një pjesë e Kalabrisë mbetet pa ujë, dëmtohet gypi pas rrëshqitjes së dheut

Prishtina

Një pjesë e Kalabrisë mbetet pa ujë, dëmtohet gypi pas rrëshqitjes së dheut

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 00:14
Kalabri

Një gyp që furnizon me ujë një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Deri te kjo ka ardhur pas punimeve të zhvilluara në një zonë ndërtimi.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka thënë se punëkryesi ka leje për ndërtim, ndërkaq që ata të martën do të ndërhyjnë për ta sanuar dëmin e shkaktuar.

Po ashtu edhe Sokol Xhafa nga Ujësjellësi “Prishtina”, ka thënë se sonte për ka qenë e pamundur që të intervenohej për shkak të temperaturave të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat