Shpend Ahmeti ka një njoftim me rëndësi për qytetarët

Prishtina

Shpend Ahmeti ka një njoftim me rëndësi për qytetarët

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:58
Shpend Ahmeti

Disa prej rrugëve të kryeqytetit do të jenë të bllokuara për parkim me datën 19 dhe 202 dhjetor.

Arsyeja e bllokimit të tyre është se Ndërmarrja “Prishtina Parking” po fillon me vijëzimin dhe sinjalizimin vertikal e horizontal të vend-parkingjeve në zonën qendër.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook.

“Rrugët “Fehmi Agani”, “Rexhep Luci”, ”Mark Sopi” (Perandori Justinian) e “Enver Zymberi” do të jenë të bllokuara për parkim me datën 19 e 20 dhjetor deri në përfundim të punimeve.Ju lusim që qarkullimin dhe parkimin e veturave të e planifikoni sipas kësaj informate”, tha Ahmeti.

Ndryshe ditë më parë Ahmeti pati paralajmëruar ndryshimet të cilët do të bëhen  sa i përket parkingjeve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat