Ahmeti uron fëmijët për festat e fundvitit: Jeni sa më të lumtur e sa më të bashkuar

Prishtina

Ahmeti uron fëmijët për festat e fundvitit: Jeni sa më të lumtur e sa më të bashkuar

Nga: A.SH Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:22
Foto

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka uruar fëmijët për festat e fundvitit.

Edhe pse ishte vit i pandemisë, ai shpreson që sa më shpejt të bashkoheni në objekte shkollore.

Postimi në Facebook:

Të gjithë fëmijëve të Prishtinës,

Gëzuar festat e fundvitit!

...E di që ky vit nuk ka qenë aspak i lehtë! E di që nuk keni pas mundësi të dilni sa herë keni pas dëshirë, e nuk keni kaluar kohë me shokë e shoqe sa duhet.

E di që shpesh nuk e keni kuptuar arsyen e mbylljes, e as arsyen e vendosjes së maskës. Shpesh nuk e kemi kuptuar as ne të rriturit. Por, tani po e shohim se po bëhet më mirë, dhe se shumë shpejt nuk do te kemi ndalesa të tilla. Do të kemi kohë për shëtitje, e kohë për të kaluar me shokë e shoqe.

Dëshira ime për vit të ri sivjet, është që t'ju shoh sa më të lumtur e sa më të bashkuar, nëpër objekte shkollore. Jam i sigurt se Babadimri do t'më dëgjojë këtë herë!

Gëzuar viti i ri!

Me dashuri,

Shpendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat