​Hapësira pranë parkut të Taukbahçes pastrohet nga deponia ilegale

Prishtina

​Hapësira pranë parkut të Taukbahçes pastrohet nga deponia ilegale

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbeturinat e hedhura pa vend janë pamje e shëmtuar dhe paraqesin rrezik për shëndetin publik.

Hapësira pranë parkut të Taukbahçes në Prishtinë është pastruar nga deponia ilegale dhe ajo pjesë do të revitalizohet me gjelbërim për të marrë pamje krejt tjetër, njofton Komuna e Prishtinës.

Komuna ka falënderuar ekipet në terren për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.

“Duke e mbajtur pastër, le ta respektojmë Prishtinën, çdo ditë”, thuhet në një postim në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat