Sa raste aktive me Covid-19 janë në Prishtinë?

Prishtina

Sa raste aktive me Covid-19 janë në Prishtinë?

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Foto Ilustrim

Bujar Gashi, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë ka treguar se javën e fundit është ulur numri i të infektuarve me Covid-19 nga kjo komunë. Thotë se aktualisht në kryeqytet janë 2 mijë raste aktive me pak se një muaj më parë.

“Kemi një rënie sinjifikante të numrave, rasteve me Covid-19 pozitiv në baza ditore duke shikuar në retrispektivë në shtatë ditët e fundit’, thotë Gashi.

“Nga disa statistika të nxjerra përgjatë javës, nga 10 mijë e 800 raste që janë testuar në nivel vendi, katër mijë e 65 raste kanë qenë të kryeqytetit të testuar, prej tyre kanë rezultuar pozitiv 1268 raste’, tha ai.

“Për dallim para tre jave, afërsisht një muaji kur kishim rreth katër mijë e 500 raste aktive tani kemi rreth 2500 raste, praktikisht 2 mijë raste aktive më pak e që kishim një muaj më parë’, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat