​Dëmtohet një gyp i ujit në “Breg të Diellit” në Prishtinë

Prishtina

​Dëmtohet një gyp i ujit në “Breg të Diellit” në Prishtinë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:28
Foto Ilustrim

Një gyp i ujit është dëmtuar në rrugën “Xheladin Hana” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A,

“ Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët e lagjes “ Bregu i Diellit “ në Prishtinë , konkretisht rruga ” Xheladin Hana ” se para pak çastesh është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 600 mm”, njofton KRU Prishtina.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Deri në sanimin e defektit, uji është ndërprerë për zonën në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat