Trafiku Urban ndryshon orarin e lëvizjes

Prishtina

Trafiku Urban ndryshon orarin e lëvizjes

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:14
Foto

Me ndryshimin e masave kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, Trafiku Urban në Prishtinë ka ndryshuar orarin e lëvizjes së autobusëve në kryeqytet.

Tashmë qytetarët do të mund të udhëtojnë nga ora 06:00 deri në ora 20:00.

“Sipas Vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00, deri në ndonjë vendim tjetër nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.

Por, kufizimi se në një autobus duhet të jenë vetëm 25 udhëtarë mbetet në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat