Ahmeti njofton se nga e marta Prishtina bën edhe teste antigjen për covid me saktësi të lartë

Prishtina

Ahmeti njofton se nga e marta Prishtina bën edhe teste antigjen për covid me saktësi të lartë

Nga: A.SH Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se në Prishtinë do të bëhen edhe teste antigjen që janë të shpejta dhe rezultati i tyre mund të merret brenda 20 minutave.

Por sipas Ahmetit, testi më i sigurt mbetet ai me PCR.

Postimi në Facebook:

Prej të martës, Komuna e Prishtinës bën edhe teste antigjen për covid që janë të shpejta dhe rezultatet merren brenda 20 minutave. Sensitiveti është 98.5 përqind që do të thotë se saktësia është e lartë. Edhe më tutje PCR testi mbetet testi më i sigurtë në qoftë se administrohet mirë.

Këto teste kryhen në QMF Emshir/Kalabri, dhe sikurse edhe me serologjike nevojitet UDHËZIMI I MJEKUT NGA QMFtë tjera. Duhet të keni simptome për tu aprovuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat