Kapen në lokal duke mos i respektuar masat kundër pandemisë, arrestohen pesë veta te “Rruga B”

Prishtina

Kapen në lokal duke mos i respektuar masat kundër pandemisë, arrestohen pesë veta te “Rruga B”

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sonte ka arrestuar pesë vetë te “Rruga B” pasi janë kapur në një lokal duke mos i respektuar masat kundër pandemisë dhe i kanë rezistuar zyrtarëve policorë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sonte, në ora 19:50, gjatë realizimit të detyrave, në zbatim të masave anti COVID-19, në një lokal në ‘Rrugën B’, së bashku me inspektorët kompetent kanë vërejtur se nuk respektohen masa e distancës dhe grumbullimit. Pavarësisht, vërejtjeve të dhëna, nuk janë përfillur urdhrat e ligjshme, ka pasur rezistencë dhe janë kanosur zyrtarë policorë”.

Policia ka shoqëruar pesë të dyshuar në stacion dhe është duke e kompletuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat