Mbështetja financiare për personat e infektuar me coronavirus, Komuna e Prishtinës thotë se janë ekzekutuar 500 pagesat e para

Prishtina

Mbështetja financiare për personat e infektuar me coronavirus, Komuna e Prishtinës thotë se janë ekzekutuar 500 pagesat e para

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Prishtina

Që nga data 8 dhjetor, qytetarët e Komunës së Prishtinës të infektuar me coronavirus janë duke aplikuar për të marrë mbështetjen financiare prej 50 euro, ndërsa pensionistët nga 100 euro.

Mirëpo, disa nga qytetarët që tashmë kanë aplikuar pohojnë se ende nuk u kanë dalë mjetet financiare. Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se lista e përfituesve tashmë është dorëzuar në Thesarin e Shtetit.

“Komuna e Prishtinës i ka dorëzuar listat për pagesë në Thesar dhe 500 pagesat e para janë ekzekutuar tashmë”, ka thënë zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve me coronavirus. Aktualisht kryeqyteti ndodhet në zonën e kuqe sa i përket rasteve, ku pas orës 20:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve si dhe ndalohet së funksionuari çdo aktivitet tjetër.

Ndërkaq, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 215 raste me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 309.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat