Prishtina sot me mbi 78 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Prishtina

Prishtina sot me mbi 78 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:16
Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1531 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive.

Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 78 raste të reja.

Rastet sipas vendbanimeve nga 8 lokalitete sa numëron kryeqyteti: 73 prej tyre vijnë nga Prishtina, 3 nga Shkabaj dhe nga një rast Lebana dhe Slivova.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme nga IKSHP, u njoftua se kanë vdekur shtatë persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat