Ujësjellësi i Prishtinës nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Kolegjin Biznesi në Prishtinë

Prishtina

Ujësjellësi i Prishtinës nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Kolegjin Biznesi në Prishtinë

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:28
Pamje nga nënshkrimi i bashkëpunimit

Në ditët e sotme, gjithnjë po shtohen nevojat e drejtimeve të emergjencës në fusha të ndryshme jetësore, për tejkalimin e sfidave që shpesh po shfaqen në mesin tonë.

Memorandumi i bashkëpunimit në mes të KRU”Prishtina” sh.a. dhe Kolegjit BIZNESI në Prishtinë është nënshkruar gjatë ditës së sotme.

Ai ka qëllim përcaktimin e fushave të bashkëpunimit, me ç’rast Kolegji Biznesi do e mbështesë në vazhdimësi KRU”Prishtina” sh.a. në aspektin e trajnimeve në fushën më të rëndësishme si domosdoshmëri aktuale në Menaxhimin e emergjencave dhe fushave të tjera si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit.

Derisa KRU”Prishtina” do e mbështësë Kolegjin Biznesi në pranimin e studentëve për realizimin e praktikës dhe dhënien e këshillave për nevojat e ekonomisë së tregut si palë e interesit nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat