Dëmtohet gypi, mbesin pa ujë këto lagje të Prishtinës

Prishtina

Dëmtohet gypi, mbesin pa ujë këto lagje të Prishtinës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:02
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ”, njofton konsumatorët, është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj, deri në përfundim të sanimit pa ujë të pijshëm janë:

pikat e larta të lagjes “ Dardania” në Prishtinë, lagjja “Lakrishte” rreth vendndodhjes së dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes Arbëria që lidhet me lagjen Lakrishte dhe FSK-ja.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat