Probleme me ngrohje, mësimi dështon në dy shkolla të Prishtinës

Prishtina

Probleme me ngrohje, mësimi dështon në dy shkolla të Prishtinës

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Shkolla “Zenel Hajdini” në Prishtinë ka kthyer prapa nxënësit në paraditën e sotme. Një problem me kaldajën në këtë shkollë ka pamundësuar ngrohjen, për çka është marrë vendim që mësimi të pezullohet paraditën e sotme.

Drejtuesit e shkollës kanë intervenuar menjëherë duke sanuar ndërkohë problemin me kaldajë.

“Ka qenë një problem me kaldajë, i cili është sanuar më pas. Mësimi do të fillojë sot në orën 13:00, andaj ftojmë të gjithë nxënësit që të vazhdojnë mësimin në këtë orar që nga dita e sotme” ka thënë koordinatori i shkollës, Afrim Gërbeshi.

Mësimi nuk është mbajtur dhe nuk do të mbahet fare gjatë ditës së sotme në shkollën “Mehmet Xhevori”.

Një prishje e trafos ka lënë shkollën pa energji elektrike duke pamundësuar ngrohjen në temperaturat e ftohta të dimrit. Me vendim të drejtorit të shkollës, mësimi ka kaluar në sistemin online në këtë shkollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat