Përfundojnë punët për renovimin e nënkalimit në Kalabri

Prishtina

Përfundojnë punët për renovimin e nënkalimit në Kalabri

Më: 26 janar 2021 Në ora: 10:18
Përfundojnë punët për renovimin e nënkalimit në Kalabri

Kanë përfunduar punët për renovimin e nënkalimit në Kalabri i cili gjendet përballë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar fotografi nga renovimi i saj. Ai ka shkruar se arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane.

“Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atrtaktive për të i shfrytëzuar. Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare, pjesë e projektit të Drejtorisë për Shërbime Publike që filloi vitin e kaluar. Punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shkruar edhe se shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë së këmbësorëve.

“Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut. #prishtina?”, ka shkruar Ahmeti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat