​Sigurohen mjetet prej 7 mijë eurosh për njëvjeçaren nga Prishtina

Prishtina

​Sigurohen mjetet prej 7 mijë eurosh për njëvjeçaren nga Prishtina

Më: 26 janar 2021 Në ora: 19:36
L.D

Kanë mjaftuar vetëm katër orë pas raportimit të KosovaPress-it për t’u siguruar mjetet e kërkuara për rastin e njëvjeçares të cilës i është dëmtuar aparati i oksigjenit.

Prindërit e vajzës L.D kanë falënderuar median dhe të gjithë qytetarët që u solidarizuan me këtë rast.

Kujtojmë se L.D nga Prishtina vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike në botë.

Pas shumë sfidave të fillimit të jetës saj, 1 vjeçarja tashmë është e varur 24 orë për oksigjeno-terapi. L.D nga Prishtina duhet të dërgohet çdo muaj në kontroll, ndërkohë që nga qershori i vitit të kaluar është dëmtuar edhe aparati respirator, i cili ka vlerën 7 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat