Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

Prishtina

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:54
Ilustrim

Ndihmat e komunës së Prishtinës për të prekurit nga COVID-19, grantet për biznese, ndihmat bujqësore dhe të tjerat do të lëshohen për përfituesit brenda 48 orëve.

Thesari i shtetit ka thënë se ka pranuar kërkesën nga komuna e Prishtinës të martën (dje) dhe se menjëherë ka filluar të trajtohet dhe qasjet do të ofrohen sapo të përfundojë procesi.

“Qasja e organizatave buxhetore në Sistemin e Thesarit bazohet në legjislacionin dhe procedurat në fuqi. Secila organizatë që e ka përfunduar dhe sjellë dokumentacionin e kompletuar në Thesar është pajisur me qasje në SIMFK dhe buxheti për vitin 2021 ka filluar të ekzekutohet”, ka thënë Ministria e Financave.

“Megjithatë, ka ende disa organizata të cilat janë në proces të kompletimit të dokumentacionit dhe qasjet e tyre do të krijohen sapo të përfundojnë procedurat e parapara ligjore dhe teknike. Është krejtësisht në dorën e organizatave buxhetore (OB) plotësimi i dokumentacionit dhe kërkesave të legjislacionit sa i përket qasjes në sistem”.

“Njëra nga këto organizata është edhe Komuna e Prishtinës, e cila ditën e djeshme ka kompletuar kërkesën për qasje në sistem (26.01.2021), bashkë me kërkesën për trajtim dhe certifikim të Zyrtarit Kryesor Financiar (i emëruar dje, 26.01.2021)”.

Ky reagim i Thesarit vjen pas deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se ky institucion ende nuk është rihapur për t’i kryer pagesat.

“Pagesat (nga llogaria e Shtetit te llogaritë personale) ekzekutohen nga Thesari i Republikës së Kosovës, pas dorëzimit të kërkesës për secilën pagesë nga Komuna. Sipas legjislacionit në fuqi, niveli qendror e ka mbyll Thesarin në fund të dhjetorit për të përmbyll vitin financiar dhe ende nuk është rihap. Në momentin që Thesari hapet dhe mjetet alokohen për Komunat sipas Ligjit në Fuqi, pagesat do të vazhdojnë për të gjithë përfituesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat