Rrëfimi prekës i 28 vjeçarit nga Prishtina, tregon si e larguan nga puna në pandemi

Prishtina

Rrëfimi prekës i 28 vjeçarit nga Prishtina, tregon si e larguan nga puna në pandemi

Më: 30 janar 2021 Në ora: 13:15
A.Z nga Prishtina

A.Z nga Prishtina u largua nga puna në qershor të vitit 2020, shtatë muaj pa i përfunduar kontrata e punës, megjithëse ndaj tij nuk kishte asnjë vërejtje.

Ai punonte teknik në një kompani mediale, dhe drejtori e kishte larguar nën arsyetimin se kishin gjetur punëtor tjetër që kërkonte pagë më të vogël se paga që merrte ai.

28 vjeçari tregon se për këtë ka shtruar ankesë në Inspektorat të Punës, tre muaj pas largimit me 20 shtator.

Numri i ankesave të qytetarëve për shkelje të të drejtave në vend të punës ka shënuar rekord në vitin 2020, pasi të njëjtat janë mbi dyfishuar.

Zëvendës kryeinspektori i punës, Agim Millaku tregon se në vitin 2019 numri i ankesave ishte mbi 4 mijë derisa në vitin 2020 ka kaluar mbi 10 mijë.

Ndër vite, numri më i madh i ankesave për shkelje të të drejtave vjen nga sektori privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat