140 qytetarë të Prishtinës janë infektuar me Covid-19

Prishtina

140 qytetarë të Prishtinës janë infektuar me Covid-19

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52 208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 231.

Vetëm sot u lajmëruan 285 raste pozitive, prej të cilave në kryeqytet u lajmëruan 140 raste pozitive  e në Prizren 26 qytetar të infektuar me Covid-19.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 140 raste, Prizren 26 raste, Suharekë 16 raste, Podujevë 15 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Deçan 5 raste, Gjakovë 5 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Malishevë 4 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë dhe Skenderaj”, thuhet në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat