Komuna e Prishtinës nis ekzekutimin e pagesave për qytetarët pozitiv me Covid-19

Prishtina

Komuna e Prishtinës nis ekzekutimin e pagesave për qytetarët pozitiv me Covid-19

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:14
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka filluar me ekzekutimin e mjeteve financiare për të gjithë qytetarët e saj që kanë aplikuar, pasi kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Siç ka njoftuar Komuna e Prishtinës, rastet me PCR janë marrë në listat e IKSHP-së dhe klinika private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Kurse rastet e konfirmuara me testet serologjike dhe rapide janë marrë nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Po ashtu komuna ka njoftuar se sot janë duke u ekzekutuar mjetet për 6,704 aplikues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat