Ahmeti: Rreth tre mijë qytetarë të Prishtinës sot u rimbursuan për Covid

Prishtina

Ahmeti: Rreth tre mijë qytetarë të Prishtinës sot u rimbursuan për Covid

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:25
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se Thesari i shtetit ka ekzekutuar sot pagesat e rimbursimit për koronavirus ndaj 3 mijë qytetarëve të kësaj komune.

Ahmeti shton se ditëve në vazhdim do rimbursohen edhe 6 mijë aplikues të tjerë.

Postimi i tij i plotë:

 Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listes 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore.
Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në webfaqen e Komunës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat