Bllokohen 15 shtëpi në Prishtinë për shkak të borës

Prishtina

Bllokohen 15 shtëpi në Prishtinë për shkak të borës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 01:16
Prishtinë

Disa shtëpi kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në Kolovicë të Prishtinës.

Po ecin këtë rrugë përditë.

Fëmijët e familjes Duriqi janë lodhur nga ecja e gjatë në këmbë për të shkuar në shkollë.

Këta fëmijë vetëm këmbë mund të shkojnë në shkollë, sepse automjetet nuk mund të kalojnë në këtë rrugë.

Moti i ftohtë e reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar disa shtëpi në lagjen Kolovica në kryeqytet.

Anuari tregon se sa të vështirë e ka të shkojë në shkollë.

Madje babai i Anuarit është i shqetësuar për fëmijët e tij.

Ai thotë që është goxha e vështirë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë e t’i marrin sërish në shtëpi.

E që të moshuarit spo dalin fare nga shtëpia.

Është edhe dikush tjetër që është lodhur duke u ngjitur nëpër këtë rrugë.

I pakënaqur ai po ankohet për këtë rrugë që e quan të tmerrshme.

Ndërkohë Zahir Gashi tregon se kanë bërë disa kërkesa në Komunë të Prishtinës për të kërkuar ndihmë për hapje të rrugës.

Media ka kontaktuar me Komunën e Prishtinës për të marrë sqarime lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat