Komuna e Prishtinës bleu teste për Covid19, kaq para i kushtoi tenderi

Prishtina

Komuna e Prishtinës bleu teste për Covid19, kaq para i kushtoi tenderi

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjetër tender me kontratë.

Këtë herë, komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti është furnizuar me teste serologjike për SARS-Covid19.

Sipas tenderit të publikuar nga prokurimi, vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 165 mijë euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Uni-Care” Sh.P.K.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 59 mijë e 500 euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë po ai i cili është kurorëzuar.

Vlen të përmemdin faktin se gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shënuar 292 raste të reja me Covid19, 3 raste të vdekjes si dhe 556 të shëruar.

Ndërkaq, vetëm në Prishtinë janë regjistruar 100 raste të reja me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat