Ujërat e zeza vërshojnë fshatin Livoç i Ulët

Prishtina

Ujërat e zeza vërshojnë fshatin Livoç i Ulët

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Banoret e këtij fshatit Livoç i Ulët thonë se ka tri javë që banorët e fshatit po i vërshojnë ujërat e zeza.

Kanalizimi që lirohet nga kompania “Kidsworld” pa pikën e përgjegjësisë dhe ndërgjegjes ndaj banorëve të kësaj ane. 

Për këtë rast janë njoftuar të gjitha organet komunale e disa nga ta edhe e kanë vizituar vendin e ngjarjes për çudi kanë dalë të pa kompetent e në disa raste është mbrojt edhe biznesi se ai nuk po e shkakton këtë problem. 

Banorët janë ankuar se këto jashtëqitje ju kanë shkaktuar dëme të mëdha duke bërë ujin e pa pijshëm, dëme në oborret e tyre, erna të këqija që po rrezikojnë shëndetin e drejtpërdrejt të tyre, jemi në hall si ka mundësi që komuna të mos gjejë zgjidhje, kur e ka obligim të bëjë zgjidhje qytetarëve në nevojë të cilëve ju kanë shkaktuar telashe thuhet në reagimin e banorëve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat