“Rritje e frikshme e rasteve me Covid-19” - A do kthehet Prishtina siç nuk ishim mësuar ta shohim?

Prishtina

“Rritje e frikshme e rasteve me Covid-19” - A do kthehet Prishtina siç nuk ishim mësuar ta shohim?

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 68 mijë e 777, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 595 raste.

Për më tepër, këta numra ditëve të fundit kanë filluar të ngriten frikshëm, duke paralajmëruar një situatë jo të mirë në të ardhmen e afërme.

Së fundi, edhe nga Qeveria e Kosovës u paralajmërua se do të ketë masa më rigoroze ditëve në vazhdim.

Por, a do të kthehet Kosova në karantinë, siç ishte një vit më parë, deri atëherë mbetet të shihet.

Deri në një vendim të ardhshëm të institucioneve. Media iu sjell pamje të një viti më parë kur kryeqyteti Prishtina, ishte vendosur në atë kohë në karantinë nga ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ky vendim bëri që kryeqyteti të zbrazej e Prishtina më nuk do të dukej siç ishim mësuar ta shohim.

Rrugët e sheshet bosh, shkollat, kafiteritë e mbyllura e shumë çka tjetër paraqitnin Prishtinën thujase si të ishte në gjendje lufte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat