Konfirmohen 203 raste me COVID-19, për 24 orë në Prishtinë

Prishtina

Konfirmohen 203 raste me COVID-19, për 24 orë në Prishtinë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Në Komunën e Prishtinës, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 203 raste me COVID-19, më së shumti nga të gjitha komunat e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas raportit, se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.813 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 587 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 203 raste, Prizren 45 raste, Gjilan 39 raste, Gjakovë 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 23 raste, Vushtrri 23 raste, Kamenicë 22 raste, Mitrovicë 16 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 14 raste, Viti 12 raste, Suharekë 10 raste, Deçan 9 raste, Podujevë 7 raste, Malishevë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Istog 4 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me 1 rast komuna e Junikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat