Pak para mbarimit të mandatit, Shpend Ahmeti nis negociatat për blerjen e 30 autobusëve

Prishtina

Pak para mbarimit të mandatit, Shpend Ahmeti nis negociatat për blerjen e 30 autobusëve

Më: 8 mars 2021 Në ora: 22:04
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë nisur negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj, dhe se këto negociata pritet të përfundojnë brenda këtij vitit. Tetë prej këtyre autobusëve sipas Ahmetit do të jenë elektrik.

Ahmeti po ashtu ka njoftuar se në muajin prill të këtij viti do të nis në Prishtinë prokurimi për operatorët privat në linja të caktuara.

Ky status i Ahmetit vjen vetëm pak muaj deri në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në Kosovë në vjeshtë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80).  Tetë autobusë do të jenë elektrik, sipas diskutimeve me BERZH.

Po ashtu në prill do të filloj prokurimi për operatorët privat në linja të caktuara ku kontratat do të jenë afatgjata ndlrsa do të kërkohet investimi në flotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat