Lansohet projekti “E-Shëndetësia”, kërkohet të përmirësohet kujdesi shëndetësor

Prishtina

Lansohet projekti “E-Shëndetësia”, kërkohet të përmirësohet kujdesi shëndetësor

Më: 17 mars 2021 Në ora: 14:56
Shpend Ahmeti

Në Qendrën Kryesore te Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë është bërë lansimi i projektit “E-Shëndetësia”, që të ndihmojë në shmangien e kontakteve ndërmjet mjekut dhe pacientit. Këtu po ashtu u tha se duhet të përmirësohet kujdesi shëndetësorë.

UNFPA ka bërë dorëzimin e 186 tabletëve me qëllim të lansimit të E-Shëndetit për Shërbime Shëndetësore Esenciale në Komunën e Prishtinës.

Ky projekt është financuar nga Mbretëria e Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë, dhe implimentohet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) në koordinim me ekipinin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) MSh-në, IKShPK-në dhe AKK-në.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se do të dëshironte që pas një viti pandemi, situata të ishte ndryshe dhe të kishte normalizim të situatës.

Ahmeti tha se platforma E-Shëndeti do të ndihmojë në shmangien e kontakteve ndërmjet mjekut dhe pacientit

“Është kohë që ka kërkuar qe mjekët të jenë në vijat e pra të frontit. Përkundër faktit që jemi ballafaquar me pacientë nervozë shumë shpesh kanë shprehur shqetësimin ndaj mjekëve jemi munduar që barnat t’i japim falas dhe analizat dhe detyra jonë si komunë është ajo e shërbimit dhe t’i gjendemi pranë qytetarëve. Sot do të isha i lumtur që të flas ndryshe dhe pa maska dhe jo për 600 raste në ditë dhe pra normalizimin e jetës. E-Shëndeti është që t’i shmangemi kontaktet të panevojshme ndërmjet mjekut dhe pacientit”, th ai.

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, tha se familjet me ekonomi të varfëra kanë pasur vështirësi në qasjen e shërbimeve shëndetësore dhe sociale.

Richardson tha se në Kosovë ka padrejtësi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

“Për mua ju jeni heronjë sepse bota po ahikon në mrekullinë e punës që e knë bërë profesionistët shëndetësorë.Ajo cfarë kemi parë me covidin në botë është mbështetja dhe si familje e OKB-së kemi bërë shumë punë të rëndësishme së bashku. Shumë qytetarë jetojnë në ekonomi të varfëra familjare dhe këtë e kemi parë se ata kanë pasur një kohë më të vështirë në shërbime shëndetësore dhe atyre sociale. Unë shpresoj se do të kthehemi në një normalitet të ri. Në Kosovë është kujdesi shëndetësor që duhet të përmirësohet”, tha Richardson.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot tha se shkak i pandemisë shumë pacient me probleme të tjera shëndetësorë nuk kanë mundur ti marrin shërbimet e tjera.

“Që kur bota filloi të përballet me sfidën e shëndetit publik edhe në Kosovë po vazhdon me pasoja të rënda dhe ka ndikuar negativisht në shërbimet esenciale të shëndetësisë sepse shumë qytetarë nuk kanë pasur të marrin trajtimin e duhur dhe kjo është arsyeja që kemi bashkuar forcat ta ndihmojmë Kosovën kundër këtij virusi dhe që të ju bëjë ball krizave në të ardhmen”.

Ai ju ka bërë thirrje institucioneve që të përkahin këtë nismë edhe pas përfundimit të këtij projekti sic thotë se vetëm kështu mund të ju ofrohet qytetarëve një sistem shëndetësorë më i qëndrueshëm

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka folur për sfidat që kanë hasur stafi shëndetësorë.

“Përballja me pandeminë është sfiduese edhe për sistemet më të zhvilluara se sa për ne dhe ndihma është e mirëseardhur.Në këtë rast dhe rajon ne do të fillojmë me konsultimet me qytetarët tanë”, tha Gashi.

Doktoresha Visare Mujko-Nimani, shpreson që iniciativa e komunës së Prishtinës të jetë shembull edhe për komunat e tjera.

“Me këtë që kemi arritur të sigurojmë, po sigurojmë shëndetin e pacientëve dhe shëndetin e juaj. Shpresojmë që iniciativa e komunës së Prishtinës të jetë shembull edhe për komunat e tjera”.

Qëllimi i këtij projekti është që të zbusë ndikimin e pandemisë në ofrimin Shërbimeve Shëndetësore Esenciale për 214 mijë e 688 banorë rezidentë të komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat