Ahmeti me fëmijët e Sindromës Down: Punët që bëhen me zemër sjellin shumë buzëqeshje

Prishtina

Ahmeti me fëmijët e Sindromës Down: Punët që bëhen me zemër sjellin shumë buzëqeshje

Më: 21 mars 2021 Në ora: 17:06
Ahmeti me fëmijët e Sindromës Down: Punët që bëhen me zemër sjellin shumë buzëqeshje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down ka vizituar fëmijët e shoqatës në kryeqytet.

Ahmeti, në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kanë ende shumë për të bërë për të shpërblyer buzëqeshjen e personave me Sindromën Down por shprehet i gëzuar që tashmë kanë avancuar punimet për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që 21 Marsin-Ditën Botërore të Sindromës Down e shënuam bashkë me fëmijët e shoqatës në Prishtinë.

Jo thjeshtë pranimi, por respekti, dashuria, kujdesi, mbështetja dhe integrimi e gjithëpërfshirja në shoqëri për personat me Sindromën Down janë dhe duhet të jenë betejat tona si një shoqëri e zhvilluar.

Kemi ende shumë për të bërë për të shpërblyer buzëqeshjen e personave me Sindromën Down por jam i gëzuar që tashmë kanë avancuar punimet për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë.

Kjo qendër do të jetë vendtakim për këtë komunitet dhe do të ofrojë mbështetje dhe trajtim të specializuar, për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jete të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse.

Punët që bëhen me zemër sjellin shumë buzëqeshje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat