Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e Hamamit të Prishtinës, Ahmeti: Dëshirojmë ta kthejmë në hapësirë publike

Prishtina

Nënshkruhet memorandumi për restaurimin e Hamamit të Prishtinës, Ahmeti: Dëshirojmë ta kthejmë në hapësirë publike

Më: 24 mars 2021 Në ora: 14:38
Foto gjatë nëshkrimit

Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëfinancim të Hamamit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë të mërkurën ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Shpend Ahmeti tha se kjo marrëveshje është vazhdimësi e bashkëpunimit të mirë me TIKA-n, të cilën e vlerësojë si parterët më të lehtë për të bashkëpunuar.

“Po vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi me TIKA-n. E kemi mësuar udhën dhe e dimë mënyrën. TIKA është ndër partnerët më të lehtë ndërkombëtar që deri më sot i janë përgjigjur komunës së Prishtinës në çdo kërkesë. Pas lodrave në parkun e qytetit, intervenimeve në disa shkolla, qendrën për autizëm dhe sindromë down, tashmë pas kërkesës që i kemi bërë vitin e kaluar për 3 projekte sot i nënshkruam projektin e dytë për  Hamamin e Prishtinës. Në viti  2015 kanë ardhur ekspert turk të trashëgimisë kulturore dhe pas ekspertizës është bërë projekti i vili do të kushtojë diku 1 milionë euro”, tha Ahmeti.

Kreu i Prishtinës tha se Hamami do të kthehet në hapësirë publike ku do të mbahet ngjarje të ndryshme.

“Ky Hamam do të kthehet në formën origjinale që ka pasur por që s’do të jetë hamam por dëshirojmë që ta kthejmë në hapësirë publike ku do të mbahen evenimente të ndryshme, konferenca e ligjërata”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat