Banka gjermane i jep donacion rreth dy milionë euro ujësjellësit 'Prishtina'

Prishtina

Banka gjermane i jep donacion rreth dy milionë euro ujësjellësit 'Prishtina'

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:23
KRU” Prishtina”

Këtë të premten ka filluar një nga projektet që cilësohet se hapë dyert projekteve të tjera gjigante në zonën e shërbimit duke përfshirë tetë komuna të Kosovës dhe fshatrat përreth.

“Gjatë ditës së sotme u mbajt takimi i parë i KRU” Prishtina” i kryesuar nga Sokol Xhafa me Konsulencën e KFW dhe Komisionit Evropian për studimin e fizibilitetit dhe master planit për rrjetin e kanalizimit dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

Ky projekt është donacion i KFW (Banka Gjermane për Zhvillim) dhe Komisionit Evropian, projekt me vlerë prej 1.9 milion euro”, thuhet në kumtesë.

“Nga ky projekt përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunat në zonën e shërbimit. KRU” Prishtina ” falënderon donatorët KFË( Bankën Gjermane për Zhvillim) dhe Komisionin Evropian të cilët, pareshtur kanë kontribuar në realizimin e projekteve të mëdha për furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të ndotura, tash e shumë vjet më parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat