Bllokohen për qarkullim rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

Prishtina

Bllokohen për qarkullim rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

Më: 28 mars 2021 Në ora: 07:49
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm janë bllokuar për qarkullim rrugët përreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak se do të luhet ndeshja Kosovë – Suedi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kjo do të bëhet për të mundësuar qarkullimin në suaza të normales, duke vendosur kështu pika kontrolli me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të qytetarëve.

“Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike. Plani në fjalë do të fillojë të implementohet  nesër prej orës 07:00, deri në përfundim të ndeshjes, ku do të ndërpritet qarkullimi dhe ndalohet parkimi i të gjitha automjeteve në rrugët: ‘Enver Zymberi’ dhe ‘Rinia’”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Me këtë rast, policia ka apeluar te qytetarët që të shmangin lëvizjet me vetura drejt stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat