Nis projekti për gjelbërimin e Prishtinës

Prishtina

Nis projekti për gjelbërimin e Prishtinës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka nisur në hyrje të Prishtinës realizimi i projektit “Vertical Garden”.

Ky projekt po zbatohet nga Komuna e Prishtinës dhe Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF).

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, tha se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Ky projekt ka për qëllim që të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit përmes shtimit të hapësirave të gjelbërta, si dhe revitalizimin e hapësirave të braktisura”.

Ahmeti tha se ky projekt po bëhet për një mjedis të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat