Shtatzëna që humbi foshnjën pasi u rrah në Prishtinë është shtetase e Shqipërisë

Prishtina

Shtatzëna që humbi foshnjën pasi u rrah në Prishtinë është shtetase e Shqipërisë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:34
Policia e Kosovës

Në lagjen Ulpiana të Prishtinës, një shtetase e Shipërisë ka humbur fëmijën pasi që u rrah rëndë nga disa burra.

Diku në këtë lagje u krye një krim i rëndë.

Në rrugët e Ulpianës në kryeqytet u rrah brutalisht një grua.

E kjo vepër penale u krye nga disa persona.

Për me keq, viktima ishte shtatëzënë dhe nga goditjet në bark e humbi edhe foshnjën.

Është mësuar se e njëjta është shtetase e Shqipërisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Policia e Kosovës e cila, ka inicuar rastin pesë ditë pasi ngjarja ka ndodhur.

Policia ka bërë të ditur edhe se hetimet për rastin po vazhdojnë në Prokurori.

Ndërkohë edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duket se nuk është raportuar një rast i tillë.

Raste të tilla të dhunës ndaj grave janë bërë të shpeshta, i fundit kishte ndodhur në Obiliq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat