Numër i madh i qytetarëve po kalojnë ditën në Parkun e Qytetit në Prishtinë

Prishtina

Numër i madh i qytetarëve po kalojnë ditën në Parkun e Qytetit në Prishtinë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Numër i madh i qytetarëve të dielën kanë kaluar ditën në Parkun e Qytetit në Prishtinë, pas mbylljes së restoranteve  e qendrave tregtare nga Qeveria si masa për parandalimin e përhapjes së Covid -19.

Edhe pse në ambient të hapur kishte grumbullim në numër të lartë të njerëzve në hapësira të vogla.

Disa nga qytetarët ,thanë se kanë zgjedhur këtë park për të kaluar ditën, pasi pas masave të reja nga Qeveria.Bahtir Rama, pensionist nga Prishtina ka frekuentuar parkun e qytetit pasi sipas tij , ka nevojë për ecje, por nuk arsyeton numrin e madh të njerëzve këtu që pa maska dhe pa distancë pas mbylljes së gastronomisë kanë dalë dhe po bartin sëmundjen.

“Duhet pak me u shëtit, se ose me u shëtit ose me na lanë mendtë. Unë e pashë shumë të madhe që gjithë këta njerëz pasi na mbyllën u quan e dolën jashtë, unë e di që ne duhet me mbrojt njëri tjetrin dhe jo me dalë e me u shëtit e me shku me qu sëmundjen ose me e marrë”, tha ai.Tutje ai tha që ligji duhet të jetë për të gjithë, pasi sipas tij, dikush të del dhe të shëtitet e pjesa tjetër të qëndrojë mbyllur.“Unë gjithmonë kam respektuar rregullat dhe gjithmonë më ka dalë mirë, e unë këtu e ndjej një dhimbje të madhe sepse nuk po punohet drejtë, sepse nëse është për të gjithë, jo dikush me shku e me u shëtit e ne të tjerët me qëndruar mbyllur”, theksoi tutje ai.

Në anën tjetër qytetari tjetër Adem Jetullahu tha që gjithmonë frekuenton Parkun e qytetit pasi sipas tij nuk ka ku të shkoj diku tjetër e edhe përkundër pandemisë mërzitja që i jep qëndrimi në shtëpi ka bërë që edhe ky të del në këtë park.“Po gjithmonë dal këtu, sepse nuk kam ku të shkoj diku tjetër, pasi në shtëpi nuk po rrihet, po mërzitem. Po sipas meje mirë ka ba Qeveria që e ka ba këtë mbyllje, vetëm ishalla punojnë kështu”, tha qytetari Jetullahu.

Shumica e qytetarëve shiheshin që ishin në prani të familjarëve dhe me fëmijët e tyre, kurse disa të tjerë ishin pensionistë që luani shah ose shëtitshin në këtë ditë vikendi.Por, përveç në parqe të qytetit numër i madh i kosovarëve të shtunën dhe të dielën kanë vendosur që fundjavën ta kalojnë në Shqipëri.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat