Ndodh edhe kjo në Prishtinë: Qytetari hedh jorganin e tij në shtyllë elektrike

Prishtina

Ndodh edhe kjo në Prishtinë: Qytetari hedh jorganin e tij në shtyllë elektrike

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:19
Qytetari hedh jorganin e tij në shtyllë elektrike

Ndërtimet e shumta nëpër lagjet e Prishtinës, jo rrallë herë kanë krijuar tollovi por edhe probleme për banorët që jetojnë në këto lagje.

Ankesat më të shpeshta janë për papastërtinë dhe mungesën e përgjegjësisë të disa qytetarëve, të cilët shpesh herë hedhin mbeturinat edhe nga terasat e tyre të banesave.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, kësaj radhe në vend të mbeturinave, një qytetar si duket ka hedhur jorganin e tij nga banesa.

Ai i ka ngecur në një shtyllë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat