Faji i KEDS-it, banorët e kësaj zone të Prishtinës mbesin pa ujë

Prishtina

Faji i KEDS-it, banorët e kësaj zone të Prishtinës mbesin pa ujë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Banorët e rrugës " Haxhi Zeka" në Prishtinë, po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Lidhur me këtë, Ujësjellësi 'Prishtina" ka dal me njoftim.

Sipas Ujësjellësit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë ka ndodhur shkaku që kontraktorë të KEDS-it në orët e pasdites së sotme, kanë dëmtuar gypin e ujit në këtë rrugë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 17 prill - Të nderuar konsumatorë të rrugës " Haxhi Zeka" në Prishtinë!

Ju njoftojmë me arsyen e mungesës së ujit të pijshëm në zonën tuaj dhe përreth.

Kontraktorë të KEDS-it në orët e pasdites së sotme, kanë dëmtuar gypin e ujit në këtë rrugë.

Ata nuk e sanuan në moment që e dëmtuan atë.

Andaj, ne tashmë u detyruam të njoftojmë edhe Inpekcionin e Komunës së Prishtinës e në të njejtën kohë ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes së KRU" Prishtina" tashmë janë në vendin e ngjarjes për të sanuar atë.

Por, sesa do zgjasë sanimi varet nga natyra e dëmtimit nga ana e kontraktorëve të KEDS.

Ju kërkojmë mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat