KRU “Prishtina”, thirrje për shpenzim racional të ujit

Prishtina

KRU “Prishtina”, thirrje për shpenzim racional të ujit

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se momentalisht furnizimi me ujë të pijshëm është stabli.

Por u është  bërë thirrje qytetarëve që ujin ta shpenzojnë në mënyrë racionale.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë / konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit,,Prishtina,, sh.a., ju njoftojmë se niveli i ujit në liqenin e Batllavës po vazhdon të jetë në kuotën maksimale të kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është ( -3 metra) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.

Furnizimi me ujë të pijshëm është mjaft stabil.

Jemi në sezonin e pranverës dhe ajo çfarë është e domosdoshme, shpenzimi racional i ujit të pijshëm.

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur ujin për periudhat vijuese:,

Mos lejoni të rrjedhë ujë kot nga rubineti juaj,

Mos përdorni ujin e pijshëm për të larë veturat,

Mos përdorni ujin e pijshëm për ndërtime të shumta në qytete,

 Mos pastroni trotuaret me ujin e pijshëm,

Mos harroni të mbyllni rubinetin përgajtë procesit të larjes së fytyrës dhe dhëmbëve,

Mos ujisni  kopshtet dhe arat me ujin e pishëm,

Raporto keqpërdorimin e ujit në numrin e telefonit,  pa pagesë   0800 90009

 Paguani rregullisht ujin që konsumoni,

Mos lejoni ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujësjellësit,

Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë sa më të drejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat