Zbulohet shkaku i gjuajtes me armë zjarri te selia e PDK-së

Prishtina

Zbulohet shkaku i gjuajtes me armë zjarri te selia e PDK-së

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në orën 21:30

Burimet bëjnë të ditur se kjo gjuajtje me armë erdhi si shkak i një borxhi.

Viktima është gjuajtur me armë nga personi tjetër me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat