Shpend Ahmeti ka një lajm të mirë

Prishtina

Shpend Ahmeti ka një lajm të mirë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 11:46
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë nënshkruar gjashtë kontratat e mirëmbajtjes së ndriqimit në kryeqytet.

I pari i komunës ka kërkuar falje për neglizhencën e deritanishme, por ka thënë se faji nuk ishte i tyre.

“Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë.

Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues. Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne” shkruan Ahmeti në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat