Dhjetëra çiklistë marshojnë në nder të ditës Nacionale të Holandës

Prishtina

Dhjetëra çiklistë marshojnë në nder të ditës Nacionale të Holandës

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:51

Dhjetëra çiklistë kanë marshuar nga lagjja “Dardania” deri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë si pjesë e organizimit të Ambasadës së Holandës për ditën Nacionale të këtij shteti.

E pranishme është edhe ambasadorja Carin Lobbezoo, e cila sot gjatë ditës përmes një mesazhi ka uruar Ditën Kombëtare të këtij shteti, ditëlindjen e mbretit Williem Alexander.

Lobbozoo ka thënë mes tjerash se përkundër kohëve të vështira që po kalojmë për shkak të pandemisë është vërtetuar se sa të larmishme janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

“Meqenëse është Dita e Mbretit e para në Prishtinë, shoh një periudhë të vështirë, por edhe interesante. Përkundër rrethanave sfiduese, muajt e kaluar më kanë treguar se sa të larmishme dhe shumëplanëshe janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës”, është shprehur  ajo.

Ambasadorja shtoi se të dy shtetet i lidhë dhe i frymëzon arti, prandaj në Tetarin Kombëtar të Kosovës do të ketë një përformacë për shënimin e “Ditës së Mbretit”.

“Për të nënvizuar miqësinë tonë shpresoj që vallja ‘Pristine Conditions’ nga koreografi holandez Arthur Kuggeleyn, të cilën do të shihni dhe që do të interpretohet nga Baleti Kombëtar i Kosovës, do të na tregojë se, edhe në këto kohë të vështira të Covidit, arti na lidh dhe frymëzon”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat