Vdes ish-asamblisti i LDK-së Abit Kastrati

Prishtina

Vdes ish-asamblisti i LDK-së Abit Kastrati

Më: 2 maj 2021 Në ora: 22:15
Abit Kastrati dhe Ismet Beqiri

Ka vdekur ish-asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Abit Kastrati.

Lajmin e ka bërë të ditur, ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri.

Beqiri tha se kjo parti e ka humbur një veprimtar të madh.

“Miku im i dashtun Abit,Vështirë qenka me shkru fjalë lamtumirëse për ty.Ike nga kjo botë, na le me pikëllim të thellë të gjithë neve që kishim fatin të njohim.Punëtor i madh, atdhetar e i vendosur”.

“Jam krenar, e i privilegjuar, që të kisha një ndër bashkëpunëtorët më të afërt për 30 vite.Jo më larg se para 4-5 ditësh të vizitova në shtëpi.Edhe pse i lodhur u çmallëm me njëri tjetrin, e unë shpresoja të shihemi së shpejti”.

“Familjes së dashtun Kastrati ngushëllimet e mia të thella, në emrin tim, familjes time dhe Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave.Humbëm një veprimtar, aktivist të madh dhe ish Këshilltar Komunal të Prishtinës”.

“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte.Lamtumirë miku im,Lamtumirë Biti jonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat