Ahmeti: Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme

Prishtina

Ahmeti: Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme

Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:38
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti teksa foli për shifrat e të infektuarve në kryeqytet, tha se vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje.

Ai tutje tha se në Prishtinë janë 352 raste aktive me Covid-19.

Postimi i plotë:

Sipas statistikave zyrtare të IKSHP deri më sot në Prishtinë kemi regjistruar 40 mijë raste me COVID 19, dhe 350 persona kanë vdekur nga virusi.

Sot, aktiv i kemi 352 raste. Si duket edhe kjo valë u ngadalësua. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi valë të tjera. Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat