Selmani sqaron për qytetarët e Prishtinës se ku do të ndërtohet saktësisht objekti i ambasadës gjermane

Prishtina

Selmani sqaron për qytetarët e Prishtinës se ku do të ndërtohet saktësisht objekti i ambasadës gjermane

Më: 6 maj 2021 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Asambleisti i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Muhamet Selmani ka sqaruar për qytetarët se ku do të ndërtohet saktësisht objekti i Ambasadës së Gjermanisë.

Selmani tha se ky objekt do të shtrihet në kryqëzimin e rrugëve Arbënor dhe Astrit Dehari dhe Holger Pedersen, kësisoji nuk prek zonën e gjelbëruar.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Prishtinës

Si përfaqësues i juaji në Kuvendin Komunal të Prishtinës, më lejoni të ju sqaroj lidhur me propozimin e komunës tonë për të ndarë një parcel toke për Ambasadën Gjermane, ku planifikohet të ndërtohet objekti i ambasadës së shtetit dhe popullit Gjerman.

Është dezinformuar shumë këto ditë se parcela e propozuar shtrihet në parkun mes spitalit Pediatrik dhe AKPM-së.

Por e vërteta është tjetër, sepse pjesa e planifikuar që t’i jepet shtetit dhe popullit Gjerman me gjithsej 792m2, shtrihet në pracelen nr. 02719-1, sakësisht në kryqëzimin e rrugëve Arbënor dhe Astrit Dehari dhe Holger Pedersen ( semaforat afer MTI dhe EULEX), shiko foton 1 pjesa me te kuqe.

Pjesë kjo që tani shumica shfrytëzohet si parking. Pra propozimi i komunës nuk e prek as  pak pjesën e gjelbëruar në atë zonë.

Prandaj kam nderin që në emrin e juaj të e përkrah këtë propozim.

Kjo është veç një shërbim i vogël që ne mund të bëjmë për gjithë atë mbështetje që populli dhe shteti Gjerman kanë bërë për popullin dhe shtetin tonë.

Me respekt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat