Policia rajonale e Prishtinës shqipton 11.184 gjoba dhe konfiskon 77 skuterë

Prishtina

Policia rajonale e Prishtinës shqipton 11.184 gjoba dhe konfiskon 77 skuterë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Rajonit të Prishtinës, duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, nga data 26 prill 2021, ka filluar me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

Vetëm gjatë muajit prill për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, janë shqiptuar 11.184 gjoba.

Për sa i përket planit që ka filluar nga data 26 prill e deri më sot janë shqiptuar këto masa: 77 skuterë të konfiskuar, masë administrative ndaj 44 ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer, masë administrative ndaj 32 ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, masë administrative ndaj 52 ngasësve të motoçikletave pa regjistrim.

Operacioni policor do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë derisa të vlerësohet se është arritur efekti i dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat