Prishtinasit po vjedhin ujin edhe në gypin që e furnizon QKUK-në

Prishtina

Prishtinasit po vjedhin ujin edhe në gypin që e furnizon QKUK-në

Më: 12 maj 2021 Në ora: 10:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Gëzim Rafuna Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” kanë hasur në kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë.

Ai tha se qytetarët po furnizohen me ujë ilegalisht edhe përmes gypit që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” po hasin në kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, këto kyqje të shumta të pa evidentuara po i veshtersojnë punimet.

Dyshohet së kyqjet janë bërë pa leje, ilegale, përveq  në gypin që i furnizon qytetarët, kyqjet janë realizuar edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës( furnizimi ka karakter emergjent)”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat