Peceta menstruale falas për Ditën e Higjienës Menstruale

Prishtina

Peceta menstruale falas për Ditën e Higjienës Menstruale

Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:08
Prishtinë

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale QIKA dhe Butterfly kanë mbajtur konferencë për media para Bibliotekës Kombëtare.

Leonida Molliqaj, Drejtore Ekzekutive në QIKA dhe Ragip Dermaku, pronar i kompanisë Butterfly, theksuan sërish nevojën për kundërshtim të stigmatizimit të menstruacioneve dhe varfërisë menstruale.

Menjëherë pas konferencës bashkë me aktiviste e aktivistë vazhduam shpërndarjen e pecetave menstruale falas në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Gjithandej Kosovës sot u shpërndanë peceta falas nëpër shkolla, kafiteri e hapësira tjera publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat