Anëtarja e LB-së aderon në AAK, garon për Asamble në Prishtinë

Prishtina

Anëtarja e LB-së aderon në AAK, garon për Asamble në Prishtinë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:02
Daut Haradinaj, Arbnora Ajeti

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka prezantuar sot kandidaten e radhës për Asamblenë e Kryeqytetit, Arbnora Ajeti.

Kjo është bërë e ditur nga vet Haradinaj përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se Arbnora Ajeti rrjet nga një familje atdhetare ndër vite.

Sot edhe zyrtarisht po i bashkohet listës fituese për Prishtinën, Arbnora Ajeti, familjare e Muhamet Ajetit, një luftëtar dhe aktivist i devotshëm ndër vite. Arbnora rrjedh nga një familje e madhe nga Gollaku. Është absolvente në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës. Ajo i hyn garës me bindje të plotë se do të jetë përfaqësuese e denjë e lagjes dhe frymës rinore të Kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.

Merret vesh se Arbnora Ajeti ka qenë anëtare e kryesisë së Lëvizjes për Bashkim (LB) dhe e njëjta nga sot i është bashkuar AAK-së, përkatësisht listës për Asamblenë e Prishtinës nga radhët e këtij subjekti politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat